🍻 A është alkooli i mirë për zemrën?

Studimet kanë treguar se pirësit e moderuar meshkuj të cilët kanë pirë dy ose më pak gota në ditë kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundje të zemrës sesa ata që nuk pinë fare alkool ose ata që pinë më tepër se kaq.

Mendohet se kjo sasi alkooli ndihmon në kiminë e gjakut duke mos lejuar koagulimin e gjakut në arteriet e zemrës.

Nëse ju nuk jeni pirës është më mirë që të mos e filloni atë për këtë arsye. Ju mund të mbroheni nga sëmundjet e zemrës përmes metodave të tjera si ushtrimeve, dietës.

Në fakt pirja e tepërt rrit riskun për sëmundje zemre, hemorragji cerebrale dhe tension të lartë, si dhe cirrozë të mëlçisë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.