Tayna dhe Ivorian Doll publikojnë këngën e re “WTF”

19.03.2021

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperja Tayna publikoi për fansat pasditen e së enjtes bashkëpunimin e saj më të ri. Kësaj here ajo ka bashkuar forcat me reperen e re angleze, Ivorian Doll, emri i plotë i së cilës është Abigail Asante. Kënga e tyre e re titullohet “WTF”, dhe vjen e gërshetuar në dy gjuhë: […]

Tayna dhe Ivorian Doll publikojnë këngën e re “WTF” Foto: Ilustrim

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperja Tayna publikoi për fansat pasditen e së enjtes bashkëpunimin e saj më të ri.

Kësaj here ajo ka bashkuar forcat me reperen e re angleze, Ivorian Doll, emri i plotë i së cilës është Abigail Asante.

Kënga e tyre e re titullohet “WTF”, dhe vjen e gërshetuar në dy gjuhë: anglisht dhe shqip.

Muzika është punuar nga Egzon Surkishi, ndërsa producent i saj është Cricket.

Teksti është shkruar nga vet Tayna dhe Ivorian Doll, të cilat kanë shkruar pjesët përkatëse që i interpretojnë.

Është bërë e ditur se xhirimet e klipit janë kryer në Kosovë.

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, reeprja shqiptare nuk mungoi me paraqitjet atraktive dhe provokuese, teksa një performancë të tillë ka sjell edhe reperja angleze.