“Magdalena” titullohet kënga e re e Taynës në bashkëpunim me Florin dhe Cricket

18.02.2021

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Këtë herë ajo vjen në bashkëpunim me kantautorin e njohur Flori dhe producentin Cricket. “Magdalena” titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë e lehtë në zhanrin R&B. Muzika është realizuar nga producenti Cricket, ndërsa tekstin e kanë […]

“Magdalena” titullohet kënga e re e Taynës në bashkëpunim me Florin dhe Cricket Foto: Ilustrim

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Këtë herë ajo vjen në bashkëpunim me kantautorin e njohur Flori dhe producentin Cricket.

“Magdalena” titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë e lehtë në zhanrin R&B.

Muzika është realizuar nga producenti Cricket, ndërsa tekstin e kanë shkruarL Endrit Mumajesi, Tayna dhe Flori.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin dyshja interpretuese vijnë me një performancë mjaft të veçantë.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë nga produksioni Imagine Films.

Ky është projekti i dytë muzikor i Taynës për këtë vit, pas suksesit të këngës “Moona”, e cila erdhi në bashkëpunim me L’Algerino.