Tayna dhe Don Xhoni së shpejti në bashkëpunim

27.02.2021

Dy reperët shumë të suksesshëm të estradës, Tayna dhe Don Xhoni, duket se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim. Kjo është bërë e ditur në një nga kronikat e emisionit “Prive”, të cilët kanë raportuar tashmë se dyshja kanë kontaktuar njëri-tjetrin për bashkëpunim. Kënga e tyre është finalizuar dhe tashmë pritet vetëm data e publikimit […]

Tayna dhe Don Xhoni së shpejti në bashkëpunim Foto: Ilustrim

Dy reperët shumë të suksesshëm të estradës, Tayna dhe Don Xhoni, duket se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Kjo është bërë e ditur në një nga kronikat e emisionit “Prive”, të cilët kanë raportuar tashmë se dyshja kanë kontaktuar njëri-tjetrin për bashkëpunim.

Kënga e tyre është finalizuar dhe tashmë pritet vetëm data e publikimit të projektit.

Është bërë e ditur se kënga nuk do të jetë melankolike dhe me temë dashurie, por më “e egër” në stil.

Tayna përndryshe është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Cricket dhe Florin, të titulluar “Magdalena”.

Në anën tjetër, Don Xhoni nuk ka publikuar asnjë projekt të ri që nga fillimi i vitit 2021.