Shyhrete Behluli sjell këngën e re “Gurbetqar emrin e kam”
Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli ka przentuar projektin e saj të ri muzikor. “Gurbetqar emrin e kam” titullohet kënga e re e Shyhrete Behlulit, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip të veçantë pikërisht për stinën e vjeshtës. Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Abaz Selmanin, kurse për […]
Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli ka przentuar projektin e saj të ri muzikor.

“Gurbetqar emrin e kam” titullohet kënga e re e Shyhrete Behlulit, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip të veçantë pikërisht për stinën e vjeshtës.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Abaz Selmanin, kurse për orkestrimin është përkujdesur Miti Geci. Ky i fundit po ashtu bashkë me Behlulin realizoi edhe melodinë e kësaj kënge.
Videoja i është besuar produksionit Vizion Media dhe projekti u publikua në kanalin e ‘VizioniLibonia’ në YouTube.
Shyhretja edhe kësaj radhe vjen me një paraqitje të mahnitshme në videoklip, ndërsa u komentua edhe për dukjen atraktive.

Kënga besohet se do pritet mirë edhe nga publiku, meqë konsiderohet një temë mjaft e ndjeshme, ndonëse reagimet e para të fansave ishin tejet pozitive.