Rikthime në muzikë, ”Valla”, ”Diego” dhe këngë të tjera që po vijnë nga artistët e njohur

11.03.2021

Artistët nga Gjilani, Genta Ismajli dhe Fero, kanë zbuluar datën e saktë të lansimit të këngës së re. Dyshja, të cilët kanë bashkuar forcat për herë të parë, njoftuan se të shtunën sjellin projektin e përbashkët. Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar një fragment të shkurtër të klipit në llogaritë e […]

Rikthime në muzikë, ”Valla”, ”Diego” dhe këngë të tjera që po vijnë nga artistët e njohur Foto: Ilustrim

Artistët nga Gjilani, Genta Ismajli dhe Fero, kanë zbuluar datën e saktë të lansimit të këngës së re.

Dyshja, të cilët kanë bashkuar forcat për herë të parë, njoftuan se të shtunën sjellin projektin e përbashkët.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar një fragment të shkurtër të klipit në llogaritë e tyre zyrtare.

“Qëndroni së bashku me Feron. Këtë të shtunë. A jeni gati”, ka qenë përshkrimi krahas videos.

Sipas një paralajmërimi të shkurtër, kënga duket të jetë ritmike dhe mezi po pritet nga fansat e dy artistëve.

Projekti duket se është pjesë e albumit të ri të Feros të quajtur “Goat”, i cili pritet të lansohet i plotë së shpejti.

Edhe këngëtarja e njohur, Adelina Berisha ka kohë që po punon për një projekt të ri muzikor she duket se ajo tashmë ka arritur ta përfundojë dhe se kënga “Valla” do të lansohet në fund të kësaj jave.

Përmes një postimi të ndarë së fundmi në rrjete sociale, biondja njofton se projekti i radhës do të publikohet të shtunën (13 mars).

“Së shpejti. Valla, të shtunën 16:00”, kanë qenë fjalët krahas postimit ku tregon se ka punuar me producentin Rzon.

Në anën tjetër këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova ka njoftuar se po rikthehet në skenën muzikore. Bukuroshja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, bëri të ditur se po vjen së shpejti me një këngë të re.

Ndërsa, ai befason gjithnjë fansat me projektet që sjell, duke qenë se është një nga artistët më të admiruar në treg. Fjala është për reperin Capital T, i cili duket se ka filluar përgatitjet për një këngë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram. I njëjti ka publikuar një fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në të cilën shfaqet me një fanellë me numrin 10.

“Diego, së shpejti”, ka qenë përshkrimi i imazhit.