Pasi fitoi kujdestarinë për një vit, Fero publikon pamje duke kaluar kohë me vajzën

21.09.2024

Ish-reperi Feronit Shabani i njohur si “Fero” ka deklaruar se ka fituar kujdestarinë e vajzës së tij Ninës, për një vit, pas bujës së madhe që u bë në medie.

Pasi fitoi kujdestarinë për një vit, Fero publikon pamje duke kaluar kohë me vajzën

Sipas vendimit, siç potencoi Fero, vajza do të qëndrojë me të gjatë javës derisa në fundjavë me nënën e saj.

Fero tani ka publikuar një sërë videosh në Instagram, duke kaluar kohë me vajzën e tij.

Para disa ditësh, ish-reperi u bë kryetemë në medie duke deklaruar se ish-bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli, po e merrte vajzën e tyre jashtë vendit pa autorizimin e tij.

Kjo situatë ka bërë që Fero ta adresojë publikisht si rast, duke thënë madje se e kishte rënduar emocionalisht.

Etiketat

Ofertat e fundit