Kryetari i Suharekës krenar për paraqitjen dinjitoze të Gjon Muharremajt në Eurovision

21.05.2021

Gjon’s Tears është emri artistik i Gjon Muharremaj nga fshati Gjinoc i Suharekës i cili këtë herë përfaqëson Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovision 2021. Gjon Muharremaj njihet në Kosovë e Shqipëri, sidmos me përformancën e tij në ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2010. Muharremaj është lindur në Zvicër, nga dy prindër me origjinë […]

Kryetari i Suharekës krenar për paraqitjen dinjitoze të Gjon Muharremajt në Eurovision Foto: Ilustrim

Gjon’s Tears është emri artistik i Gjon Muharremaj nga fshati Gjinoc i Suharekës i cili këtë herë përfaqëson Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovision 2021.

Gjon Muharremaj njihet në Kosovë e Shqipëri, sidmos me përformancën e tij në ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2010.

Muharremaj është lindur në Zvicër, nga dy prindër me origjinë shqiptare, babai nga fshati Gjinoc i Suharekës dhe nëna nga Tirana.

Muharremaj gjatë mbrëmjes së djeshme kishte performuar në festivalin e famshëm të këngës, Eurovision.

Gjoni është familjar i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremajt.

“Gjon Muharremaj (Djali i Agjës) sonte në Eurovision dha një paraqitje të jashtëzakonshme. Natyrisht kërkoj edhe votë për paraqitjen e Shqipërisë, por Gjoni sonte ishte fantastik”, shkruan Muharremaj në reagim, pas performancës së Gjonit.

“Natyrisht kërkoj edhe votë për paraqitjen e Shqipërisë, por Gjoni sonte ishte fantastik”, kishte shkruar kryetari i Komunës së Suharekës.