Anxhela Peristeri publikon videoklipin e këngës përfaqësuese të Eurovisionit

02.03.2021

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, ka prezantuar së fundmi klipin e plotë të këngës përfaqësuese në Eurovision. Artistja, e cila fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH-së, vjen e mrekullueshme në videoklipin e “Karma”. Ajo bëri një paraqitje të mahnitshme, ndërsa u shfaq me vetëm dy veshje – një fustan të gjatë të bardhë e […]

Anxhela Peristeri publikon videoklipin e këngës përfaqësuese të Eurovisionit Foto: Ilustrim

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, ka prezantuar së fundmi klipin e plotë të këngës përfaqësuese në Eurovision.

Artistja, e cila fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH-së, vjen e mrekullueshme në videoklipin e “Karma”.

Ajo bëri një paraqitje të mahnitshme, ndërsa u shfaq me vetëm dy veshje – një fustan të gjatë të bardhë e një të tillë të kuq.

Projekti tashmë është lansuar në faqen zyrtare të ‘Eurovision Song Contest’, si një këngë që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision 2021’.

Anxhela ndërkohë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar ka lënë pas Sardi Strugën në vendin e dytë dhe Festina Mejzinin në të tretin.

Në fillim të muajit shkurt, janë publikuar tre skenarë për mënyrën se si mund të zhvillohet edicioni i sivjetmë i Eurovisionit për shkak të pandemisë.

Sidoqoftë, presim në vijim të shohim se si do realizohet në të vërtetë ky eveniment madhështor.