Gjon Muharremaj artisti që do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovision: Me gjithë qejf do ta prezantoja edhe vendin tim

17.04.2021

Gjon’s Tears është emri artistik i Gjon Muharremaj nga fshati Gjinoc i Suharekës që do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2021. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Eurovizionit në rrjetin social Instagram, shkruan SuharekaOnline. Ndërsa, lidhur me këtë ai në një intervistë për telegrafin ka thënë se me […]

Gjon Muharremaj artisti që do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovision: Me gjithë qejf do ta prezantoja edhe vendin tim Foto: Ilustrim

Gjon’s Tears është emri artistik i Gjon Muharremaj nga fshati Gjinoc i Suharekës që do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2021.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Eurovizionit në rrjetin social Instagram, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, lidhur me këtë ai në një intervistë për telegrafin ka thënë se me shumë qejf do në një të ardhme do ta përfaqësonte edhe Kosovën e Shqipërinë në ”Eurovision”.

A do të kishit dëshirë që në ndonjë të ardhme ta përfaqësonit edhe Shqipërinë ose Kosovën në “Eurovision”?

”Pse jo. Me gjithë qejf” ka thënë Muharremaj.

Poashtu ai ka treguar edhe idenë e këngës e cila është bërë në bashkëpunim me Wouter Hardy, producent i “Arcade” (kënga fituese e vitit 2019) dhe me Nina Sampermans, shkrimtare dhe kompozitore.

”Ideja e këngës lindi mes bashkëpunimit tim me Wouter Hardy, producent i “Arcade” (kënga fituese e vitit 2019) dhe me Nina Sampermans, shkrimtare dhe kompozitore. Kënga ishte fillimisht e shkruar në gjuhën angleze dhe u përkthyer me Xavier Michel në frëngjisht. Tema flet për ciklin e jetës nga prishja e çdo gjëje e deri te rindërtimi, dhe për t’ia dalë mbanë këtij procesi duhet ta kërkojmë energjinë dhe fuqinë në fund të vetvetes. Doja të dilja me një mesazh pozitiv dhe plot shpresë edhe në momentet më të komplikuara të jetës” ka thënë Muharremaj.