Austria fiton Eurovision 2025, Shqipëria shkëlqen në vendin e tetë!

18.05.2025

Austria është shpallur fituese e edicionit të 69-të të Eurovision Song Contest, me performancën magjepsëse të JJ dhe këngës “Wasted Love”.

Austria fiton Eurovision 2025, Shqipëria shkëlqen në vendin e tetë! Foto: Ilustrim

Me një total prej 436 pikësh, Austria triumfoi në finalen e mbajtur sonte në Bazel të Zvicrës.

Në një garë emocionuese deri në fund, Izraeli u rendit i dyti me 357 pikë, ndërsa Estonia zuri vendin e tretë me 356 pikë.

Austria dominoi votimin e jurive kombëtare me 258 pikë, e ndjekur nga Zvicra me 214 pikë. Megjithatë, Zvicra pati një rezultat zhgënjyes nga televotimi, duke mos marrë asnjë pikë nga publiku.

Një rezultat historik u shënua nga Shqipëria, e cila u rendit në vendin e tetë! Përfaqësuesja jonë, Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, arriti të grumbullojë 45 pikë nga juritë profesioniste dhe mori një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, duke siguruar plot 173 pikë nga televotimi. Në total, Shqipëria mblodhi 218 pikë, duke shënuar një nga paraqitjet më të suksesshme në historinë e pjesëmarrjes sonë në këtë festival prestigjioz.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More