Vjedhje e rëndë në Prizren – hajnat futen me forcë në një shtëpi, marrin para e stoli ari

14.08.2023

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën e 13 gushtit, në rrugën “Alajdin Xhezairi” në Prizren, raporton SuharekaOnline. Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur pasi kanë hapur derën e shtëpisë me forcë, janë futur brenda dhe […]

Vjedhje e rëndë në Prizren – hajnat futen me forcë në një shtëpi, marrin para e stoli ari Foto: Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën e 13 gushtit, në rrugën “Alajdin Xhezairi” në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur pasi kanë hapur derën e shtëpisë me forcë, janë futur brenda dhe në një kasafortë të mbyllur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Rr. Alajdin Xhezairi, Prizren, 13.08.2023 – 11:30. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij, janë futur brenda dhe në një kasafortë të mbyllur  kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari . Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me ngjarjen.” thuhet në raportin e policisë.