Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

26.04.2024

Një person është arrestuar sot pasi ka tentuar që të vrasë ish-vjehrrin e tij duke e plagosur me armë zjarri jashtë objektit të gjykatës në Dragash.

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës Foto: Ilustrim

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se i dyshuari i arrestuar në këtë rast është O. M., 27 vjeçar.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit  O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arrit që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me të cilën dyshohet se është përdorë në këtë rast”, ka thënë Gashi.

Ai tutje tregoi se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari dhe viktima kishin rreth divorcit mes vajzës së viktimës dhe të arrestuarit.

“Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K.Q (ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës. Viktimës i është afruar ndihma mjekësore në QKMF Dragash dhe më pas i njëjti dërgohet në Spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor”, ka thënë ndër të tjera Gashi.