Plagosja e tre personave në Gjakovë, spitali del me një njoftim për gjendjen e tyre

10.03.2024

Gjuajtje me armë ka pasur në një lokal në Gjakovë, të dielën në ora 00:10, për pasojë tre persona janë lënduar.

Plagosja e tre personave në Gjakovë, spitali del me një njoftim për gjendjen e tyre Foto: Ilustrim

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë njofton se dy nga të lënduarit kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, “pas trajtimit mjekësor që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile”, njofton spitali.

“Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike”, ka njoftuar spitali.

Njoftimi i plotë i spitalit:

Pas orës 00:20 në Emergjencën e Spitali janë lajmëruar tre qytetarët me lëndime me arme zjarri, prej tyre dy kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, pas trajtimit mjekësorë që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile.

Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike, momentalisht është sallë të operacionit.

Stafi mjekësor po vazhdon trajtimin dhe kujdesin e duhur profesional.