Dyshohet se kreu incest, arrestohet i dyshuari nga Klina

30.04.2024

Është arrestuar një burrë i komunitetit ashkali mbi dyshimet se ka kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale brenda familjes”, ndaj viktimës grua ashkali, më 22 prill në Pejë.

Dyshohet se kreu incest, arrestohet i dyshuari nga Klina Foto: Ilustrim

Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër ashkali, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e policisë.

Policia rastin e ka cilësuar “Marrëdhënie seksuale brenda familjes”.