Regjioni i Prizrenit i fundit në list për nga numri i familjeve me asistencë sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar numrin e familjeve dhe numrin e anëtarëve të familjeve që janë përfitues nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit shtator të vitit 2022. ASK ka publikuar numrin e këtyre familjeve dhe anëtarëve të tyre sipas regjioneve. Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar numrin e familjeve dhe numrin e anëtarëve të familjeve që janë përfitues nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit shtator të vitit 2022.
ASK ka publikuar numrin e këtyre familjeve dhe anëtarëve të tyre sipas regjioneve.
Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se Regjioni i Prizrenit ku hynë edhe Komuna e Suharekës është renditur i fundit në listën e cila përmbanë numrin e familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale.
Regjioni i Prizrenit ka 1,574 familje të cilat marrin social nga shteti i Kosovës, shifër kjo e cila ka nga muaji i parë i këtij viti ka shënuar rënie.
Në tabelën e më poshtme janë paraqitur të dhëna për numrin e familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale në Regjionin e Prizrenit.
Muaji | Numri i familjeve që janë përfituese nga skema e ndihmës sociale |
Janar, 2022 | 2.544 |
Shkurt, 2022 | 2.530 |
Mars, 2022 | 2.486 |
Prill, 2022 | 2.494 |
Maj, 2022 | 2.442 |
Qershor, 2022 | 2.439 |
Korrik, 2022 | 1.635 |
Gusht, 2022 | 1.587 |
Shtator, 2022 | 1.574 |
Ndërsa, numër më të madh të familjeve që marrin social nga shteti ka regjioni i Mitrovicës i cili me gjithsej 6.420 familje renditet i pari në këtë listë, e pas këtij regjioni renditet ai i Prishtinës me 6.343 familje, regjioni i Pejës me 2.628 familje, regjioni i Gjakovës me 2.494, regjioni i Gjilanit me 2.368 dhe ai i Ferizajit me gjithsej 2.343 familje.
Më poshtë është punuar një tabelë e cila përmbanë shifra të familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale dhe numrin e antarëve të tyre, poashtu renditja është bërë nga numri më i madh deri te më i vogël. (Këto shifra i përkasin vetëm muajit shtator, 2022).
Regjioni | Numri i familjeve që janë përfituese nga skema e ndihmës sociale | Numri i antarëve në familjet që janë përfituese nga skema e ndihmës sociale |
Mitrovicë | 6.420 | 23.424 |
Prishtinë | 6.343 | 26.853 |
Pejë | 2.628 | 10.497 |
Gjakovë | 2.494 | 10.587 |
Gjilan | 2.368 | 8.616 |
Ferizaj | 2.342 | 9.625 |
Prizren | 1.574 | 5.876 |
Gjithsej | 24.169 |
Rikujtojmë se në muajin shtator të këtij viti në Komunën e Suharekës nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 454 familje me gjithsej 1.997 anëtar.