Prizren, raportohet se burri nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas

29.04.2024

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë dhe viktimat më të shpeshta janë gratë. Të dyshuarit për këto ngjarje të trishta që po përfundojnë edhe tragjikisht janë kryesisht burrat.

Prizren, raportohet se burri nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas Foto: Ilustrim

Gratë në plot raste frikësohen për t’i denoncuar për shkak të kërcënime që pasojnë.

SuharekaOnline mëson që mbrëmë rreth orës 00:10 ka ndodhur një rast i dhunës në familje ku viktima femër kosovare ka raportua se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, derisa kishte qenë nën  ndikim të alkoolit  ka ushtruar dhunë  psiqike ndaj saj.

Lidhur me rastin pas procedurave policore në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.