Gjendet pa shenja jete një 83-vjeçar në Novosellë të Prizrenit

15.07.2023

Një 83-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në fushat e fshatit Novosellë të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tregoi se rasti është raportuar rreth orës 20:00, teksa viktima kishte dalë nga shtëpia në mëngjes. Bytyqi theksoi se rasti po cilësohet si “Vdekje e […]

Gjendet pa shenja jete një 83-vjeçar në Novosellë të Prizrenit Foto: Ilustrim

Një 83-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në fushat e fshatit Novosellë të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tregoi se rasti është raportuar rreth orës 20:00, teksa viktima kishte dalë nga shtëpia në mëngjes.

Bytyqi theksoi se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Po, rasti është raportuar rreth orës 20:00. Nje mashkull 83 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fushat e fshatit Novosell, Prizren. I ndjeri kishte dalë nga shtëpia në ora 9:00 dhe më vonë ishte gjetur nga familjarët. Policia dhe prokurori kanë dalë në vend të ngjarjes”, u shpreh Bytyqi për Klan Kosova.

Rasti poashtu figuron edhe në raportin 24 orësh të PK-së, ku thuhet se në vend ngjarje kanë dal edhe njësitet përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë konstatuar vdekjën e viktimës.

Fsh. Novoselan, Prizren, 14.07.2023-18:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.” thuhet në njoftimin e policisë.