Gjenden mbetje mortore në Prizren, punëtori që gërmonte flet për rastin

21.03.2022

Punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni”, ndalën punën në gjysmë teksa po gërmonin, sepse hasën në diçka të fortë dhe të pazakontë. Ishin eshtrat e gjetura, të cilat duhet të ekzaminohen për të parë se të kujt janë. “Ora ka qenë 08:30, kur kemi filluar me hapë varrin. Kur kemi shku me një thellësi rreth 80 centimetra, […]

Gjenden mbetje mortore në Prizren, punëtori që gërmonte flet për rastin Foto: Ilustrim

Punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni”, ndalën punën në gjysmë teksa po gërmonin, sepse hasën në diçka të fortë dhe të pazakontë. Ishin eshtrat e gjetura, të cilat duhet të ekzaminohen për të parë se të kujt janë.

“Ora ka qenë 08:30, kur kemi filluar me hapë varrin. Kur kemi shku me një thellësi rreth 80 centimetra, kem hasë në një kufomë, e cila ka qenë e mbështjellë me rroba dhe batanije.

Gjithashtu e ka pasë një qese të llastikut që gjatë luftës i mbështjellshin me to. Në atë moment i kemi thirrë policinë dhe hetimet janë marrë ata”, ka thënë ai për T7.

Menjëherë pas telefonatës ekipet e njësive relevante të Policisë kanë dalur në vend të ngjarjes. Gjithashtu, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Hetimet janë duke vazhduar nga organet kompetente.