25 invalidë të UÇK’së mbesin pa proteza, Qeveria bllokon procesin

21.01.2024

25 invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë në pritje për t’u pajisur me proteza. Por sipas Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, në Qeverinë Kurti është bllokuar procesi, pasi asnjë protezë nuk është siguruar. E në pritje është edhe Januz Halili i cili që më shumë se 12 vite mbanë të njëjtën protezë, e nga […]

25 invalidë të UÇK’së mbesin pa proteza, Qeveria bllokon procesin Foto: Ilustrim

25 invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë në pritje për t’u pajisur me proteza. Por sipas Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, në Qeverinë Kurti është bllokuar procesi, pasi asnjë protezë nuk është siguruar.

E në pritje është edhe Januz Halili i cili që më shumë se 12 vite mbanë të njëjtën protezë, e nga kjo i rrezikohet edhe shëndeti.

Lëvizjet në këmbë i bënë më vështirësi. Januz Halili, nga Vushtrria, gjatë luftës së fundit në Kosovë, humbi këmbën e djathtë, kurse të majtën e ka të lënduar.

Për këtë ai, u detyrua të vendos protezë të cilën deri më tani ia siguroi shtetit.

Por protezën e  fundit të cilën e mbanë që më shumë se 12 vjet i duhet ta largojë pasi është e shkatërruar.

Por edhe pse ka aplikuar që nga korriku ai ende nuk është pajisur më këtë protezë.

“Këmbën e djathtë e kam të humbur mbi gjuhë, kurse të majtën e kam të lënduar gogja shumë. Prej pas luftës ne nuk kemi mbete pa proteza kurrë, protezën e parë ma kanë rregull vëllazëria në Austri. Prej vitit 20024 i ka marrë Qeveria, dhe prej vitit 2004, deri me tani ne asnjëherë nuk kemi pasur problemë. Këtë protezë e kam pas që 12 vite dhe ka pas vetëm dy vite përvojë”, tha ai.

E çmimi i protezës, kap shifër deri në 52 mijë euro, shifër e cila është e papërballueshme për gjepin e këtij invalidi të UÇK-së.

“Këtë protezë e kamë që 13 vjetë, kjo ka pas garancion vetëm 2 vjet. Profatura janë, se këto janë proteza me të avancime, këso fare e kam unë, se prej si e kam vendos këtë protezë unë e kam hekë shkopin, se me shkop jam kanë gjithë herë me një herë me dy, profatura një kam Gjermanisë që është 52 mijë euro, një e kam prej ARS-së  në Prishtinë, këtu është 49 mijë euro, dhe një është prej Zagrebit, që është 45 mijë euro.Ja nuk mundet asnjë, nuk mundem me mbulu, nuk ka invalidë që mundet më mublu këto shpenzime,se gjendja jonë nuk është ashtu për më … gjithë qeveria i ka kry, edhe në bazë të rregulloreve në bazë të ligjeve ata duhet me kry”.

E çdo vonesë e ndërrimit të kësaj proteze, Halilit i kushton në shëndetin e tij.

“Pritja kushton shumë, pasi pritja, e vështirëson gjendjen shëndetësore, se kjo protezë është e vjetër, kjo mundet me ma infektu këmbën, dhe më mu shfaqë ndonjë sëmundje tjetër, plus rrezikon se kjo është e prishtë, tash teposhtë nuk mundem me ec se kjo më gjuan, veç rrafshit, këtë gjurin ma ka jep, vjet,  Feim Krasniqi, një shok i joni, të vjetër, po prapë edhe kjo e prish”.

Por jo vetëm Januz Halili, në pritje për t’u pajisur me proteza janë edhe më shumë se 20 invalidë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në Qeverinë e Kurtit 2 nuk kemi arritë të sigurojmë asnjë protezë. 20 deri në 25 invalidë kanë probleme serioze,  dhe këta që kanë probleme serioze iu kanë drejtuar Fondit për Sigurime Shëndetësore, por as nga ky fond nuk kanë mujt të na sigurojë që ndonjë invalidë të pajisjet”, ka thënë Fadil Shurdhaj – kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së.

Por nëse nuk bëhet një zgjidhje, nga Shoqata e Invalidëve të UÇK-së, paralajmërojnë edhe protestë.

“Besoj dhe shpresoj mes shkurtit duhet të fillojnë, përndryshe neve nuk na mbetë tjetër si të nxehet koha,  vetëm të dalim para qeverisë dhe ministrisë ta shprehim revoltën tonë, për shkak të mos angazhimit të tyre që kanë obligim ligjore”, ka deklaruar ai.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Qeverinë e Kosovës, për arsyet e bllokimit të pajisjes me proteza, por deri në momentin e transmetimit të kronikës nuk ka marrë përgjigje.