Qeveria e Kosovës më shumë shpenzoi, sasa që arkëtoi të hyra

03.05.2024

Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2023.

Qeveria e Kosovës më shumë shpenzoi, sasa që arkëtoi të hyra Foto: Ilustrim

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së përgjithshme për vitin 2023 ishin 2,860.7 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 72% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 16%, pagesat për outputin jo tregtar (shitjet) 4%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.

 Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së përgjithshme për vitin 2023 ishin 2,925.5 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve 26%, kontributet sociale dhe përfitimet 24%, formimi i kapitalit bruto 16%, konsumi i ndërmjetëm 15%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas sistemit të llogarive evropiane (ESA 2010).