Suharekë, i arrestuari për fajde për 70 mijë euro borxh i caktoi viktimës kamata deri në 25%

para 34 dite

Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Suharekës, i dyshuar për dhënie borxhi me fajde.

Suharekë, i arrestuari për fajde për 70 mijë euro borxh i caktoi viktimës kamata deri në 25%

Sipas akuzave, i dyshuari F.Sh. ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të një personi tjetër për të marrë përfitime të paligjshme.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren – Sektorin Rajonal të Hetimeve, ka arrestuar të pandehurin F.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, dhe “Fajdeja” nga neni 331, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri i arrestuar, nga muaji Shtator i vitit 2023 dhe në vazhdimësi, deri në datën e arrestimit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të dëmtuar, varfërinë dhe papërvojën e tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari – viktima, A.Z., nuk kishte pasur mundësi t’ia kthejë një borxh në shumën prej 70,000.00 €, të cilin borxh i detyrohej të pandehurit F.Sh., pasi që ky i fundit gjatë muajit Janar të vitit 2024, përmes një programi elektronik të lojërave të fatit, i kishte mundësuar të dëmtuarit të luaj bixhoz të paligjshëm, ashtu që në momentin kur viktima kishte hasur në vështirësi që t’ia paguajë borxhin, i pandehuri arrin ta bindë viktimën që në emrin e tij do të angazhohet dhe t’ia sigurojë paratë, në mënyrë që t’ia krijojë kushtet të njëjtit për kthimin e borxhit.

Në këtë rast i pandehuri i arrestuar, i ofon viktimës para me fajde – me kamata të paligjshme fillimisht prej 15% pastaj 20% e deri në 25%, kështu duke i shkaktuar viktimës dëm të konsiderushëm pasuror, i cili nuk kishte arritur t’ia paguajë shumën e mbetur të kamatës, gjegjësisht totalin e kamatës nga të gjitha huazimet e të hollave me fajde, që nga periudha e muajit Shtator të vitit 2023, e cila kap vlerën e përgjithshme prej 81,400.00 €.

I pandehuri ështe arrestuar në flagrance nga ana e Policise së Kosovës duke pranuar të holla nga viktima në emër të kamatave të paligjshme me të cilat e kishte ngarkuar të njëjtin.

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Etiketat

Ofertat e fundit