Prokuroria e Prizrenit ngrit dy aktakuza ndaj katër personave dhe ndalon një të dyshuar

12.12.2025

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 39 aktakuza kundër 45 personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria e Prizrenit ngrit dy aktakuza ndaj katër personave dhe ndalon një të dyshuar Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 16 persona, ndërsa janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Sa i përket aktivitetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, gjatë kësaj periudhe është ndaluar një (1) person i dyshuar dhe janë ngritur dy aktakuza kundër katër personave, për veprat penale si vijon:

  • Një aktakuzë kundër tre personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
  • Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ky raport i Prokurorisë tregon për angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të drejtësisë për parandalimin e krimeve dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjit në të gjithë vendin.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More