Prokuroria e Prizrenit ngre 9 aktakuza në 24 orë – 16 persona përballen me drejtësinë

09.12.2025

Prokurori i Shtetit ka njoftuar për një aktivitet të shtuar penal gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të ditur se në nivel vendi janë ngritur 59 aktakuza kundër 75 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, si njëra nga prokuroritë më aktive në këtë periudhë, ka njoftuar se ka ngritur 9 aktakuza kundër 16 personave, për një sërë veprash penale.

Detajet e aktakuzave të Prokurorisë së Prizrenit:

2 aktakuza kundër 9 personave për veprat penale:

“Kanosja”

“Lëndimi i lehtë trupor”

3 aktakuza kundër 3 personave për veprën penale:

“Lëndimi i lehtë trupor”

2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale:

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale:

“Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale:

“Vjedhja e rëndë”

Prokuroria e Prizrenit vazhdon të mbetet ndër institucionet më aktive në procedimin e rasteve penale, duke theksuar se lufta kundër kriminalitetit dhe sjellja e të dyshuarve para drejtësisë mbeten prioritet i saj.

Institucionet prokuroriale paralajmërojnë se veprimet ligjore do të vazhdojnë me intensitet të shtuar ndaj të gjitha rasteve që cenojnë sigurinë publike dhe rendin juridik në vend.