Zhduket vajza në Mitrovicë, Policia në kërkim
01.03.2025
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast shqetësues të zhdukjes së një vajze në qytetin e Mitrovicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, zhdukja është raportuar më datë 27 shkurt 2025.
Në raportin e Policisë thuhet se: “Mitrovicë Jugu 27.02.2025-10:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”.
Rasti është regjistruar si “person i zhdukur” dhe Policia e Kosovës ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur vajzën dhe për të zbardhur rrethanat e zhdukjes së saj.
Detaje të tjera rreth identitetit të vajzës apo rrethanave të zhdukjes së saj nuk janë bërë të ditura nga Policia.