Zhduket një vajzë në Gjakovë

14.02.2024

Një person ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Zhduket një vajzë në Gjakovë Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:30 në rrugën “Ferid Domi”, në Gjakovë.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.