Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, Policia zbardhë detajet

07.05.2024

Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në Leposaviq.

Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, Policia zbardhë detajet Foto: Ilustrim

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

“E konfirmoj që një laborator me bimë narkotike marihuanë është gjet nga ana Policisë në komunën e Leposaviqit”.

Ai ka bërë me dije se Policia ka arritur të konfiskoj një sasi të konsiderueshme substancash.