Vrasja e rreshterit policor në Kaçanik, arrestohen 7 persona
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë mbajtur konferencë për media ku po shpalosin detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Kaçanikut dhe i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika.
Drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA, tha se në total 170 policë kanë marrë pjesë në aksion.
Në një konferencë për media, drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha tha se operacioni policor është kryer në orët e para të ëmngjesit.Ai tha se janë bastisur nëntë lokacione, shumica në Kaçanik dhe një në Klinë.
“Janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe në ekzekutimin e rreshterit tonë”, tha ai.
Ai shtoi se të dyshuarit janë duke u intervistuar.
Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj Burim Çerkini, tha se prokuroria që nga fillimi ka punuar të zbardh këtë rast.