Vodhi identietin e një personi nga Gjakova dhe u pajis me letërnjoftim dhe pasaportë, arrestohet i dyshuari

para 2 dite

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, ka arrestuar një shtetas shqiptar nën dyshimin për vjedhje identiteti dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Vodhi identietin e një personi nga Gjakova dhe u pajis me letërnjoftim dhe pasaportë, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Pas një hetimi disa mujor, të koordinuar me Prokurorinë Themelore në Pejë, autoritetet kanë zbuluar se i dyshuari ka arritur të vjedhë identitetin e një personi nga komuna e Gjakovës dhe të pajiset me dokumente zyrtare, si letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për veprime të mëtejshme ligjore.