Vjedhja në Sopijë, arrestohet i dyshuari i tretë, recidivist për 37 vepra

09.04.2024

Policia e Kosovës, në Suharekë ka arritur që ta arrestojë edhe të dyshuarin e tretë për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Vjedhja në Sopijë, arrestohet i dyshuari i tretë, recidivist për 37 vepra Foto: Stacioni i Policisë

Sipas policisë, arrestimi i personit të tretë është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më 29 mars të këtij viti në fshatin Sopijë të Suharekës.

“Aty ishte vjedhur stoli ari, një laptop, pushkë gjuetie si dhe 30 copë fishekë. Në lidhje me këtë rast, hetuesit policor me urdhër të prokurorit të shtetit kanë realizuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit të tretë J.T.”

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet fjalë për 42 vjeçarin J.T. i cili është recidivist për 37 vepra. I njëjti është arrestuar gjersa ishte në gjumë.