Vërmicë, arrestohen dy persona, gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar i’u gjetën substanca narkotike

22.01.2025

Një operacion i suksesshëm i policisë në Vermicë ka çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.

Vërmicë, arrestohen dy persona, gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar i’u gjetën substanca narkotike Foto: TV Prizreni

Sipas një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit të tij, oficerët kanë zbuluar një qese të zezë që përmbante një sasi prej 8.89 gramë substancë e dyshuar të jetë kokainë.

Pas këtij zbulimi, të dy personat që ndodheshin në automjet janë arrestuar dhe janë dërguar në njësitë policore për intervistim të mëtejshëm.

Në vijim të hetimeve, me urdhër të prokurorit, policia ka kryer një bastisje në banesën e njërit prej të arrestuarve. Megjithatë, gjatë kësaj bastisje nuk janë gjetur prova të tjera që lidhen me veprën penale për të cilën dyshohet.

Pas dëgjimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit, të dy personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet në lidhje me këtë rast vazhdojnë, ndërsa policia bën thirrje që qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të jetë i lidhur me trafikimin e drogës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More