U ankua në Polici për dhunë fizike dhe psikike, arrestohet burri dhe vjehërri i saj

10.03.2024

Një grua është ankuar në Polici pasi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga burri dhe vjehërri.

U ankua në Polici për dhunë fizike dhe psikike, arrestohet burri dhe vjehërri i saj Foto: Ilustrim

Pas kësaj, dy të dyshuarit janë arrestuar. Bashkëshorti është dërguar në mbajtje, ndërkaq vjehërri është liruar me procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, të shtunën.

“Fushë Kosovë / 09.03.2024 – 21:00. Viktima femër/k ka njoftuar policinë se ndaj saj ka pasur dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj të dyshuarit m/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin bashkëshorti është dërguar në mbajtje ndërsa vjehërri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.