Tregu i Kosovës ‘full’ me para të falsifikuara, deponohen edhe mbi 2 mijë e 500 euro false në ProCredit

18.01.2024

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe. Disa raste të tilla janë raportuar së fundmi nga një […]

Tregu i Kosovës ‘full’ me para të falsifikuara, deponohen edhe mbi 2 mijë e 500 euro false në ProCredit Foto: Ilustrim

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe.

Disa raste të tilla janë raportuar së fundmi nga një zyrtar i ProCredit Bank në Fushë Kosovë, i cili ka njoftuar se janë detektuar një shumë e konsiderueshme e parave false që janë deponuar nga disa klient.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se janë sekuestruar mbi 2 mijë e 500 euro, ku pjesa më e madhe kanë qenë monedha metalike nga 2 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.