Tre të zhdukur në 24 orët e fundit, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka regjistruar dy raste të zhdukjeve gjatë 24 orëve të fundit, ku gjithsej tre persona mbeten të panjohur për vendndodhjen e tyre.
Rasti i parë ka ndodhur në Obiliq më 11 nëntor, kur një burrë kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet. Sipas raportit të policisë:
“Obiliq 11.11.2025-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.”
Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe janë duke u zhvilluar hetime për të sqaruar situatën.
Rasti i dytë është regjistruar në Kamenicë, ku pasditen e së martës janë raportuar dy femra kosovare të zhdukura nga një ankues mashkull. Policia sqaron:
“Kamenicë 11.11.2025-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre.”
Edhe ky rast është dërguar në procedurë hetimore dhe policia po vazhdon punën për gjetjen e personave të zhdukur.
Autoritetet e sigurisë bëjnë apel tek qytetarët që në rast të informacionit për personat e zhdukur të njoftojnë menjëherë policinë.