Tre raste të kalimit ilegal nga Serbia në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit

21.10.2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar tre raste të kalimit ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë.

Sipas raportit policor dy raste janë regjistruar në Gjilan, në fshatin Stublinë, ndërsa një në Muqivërc.

Në të tre rastet personat ishin shtetas të Serbisë.

Muqivërc / 12.09.2024 / I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë është hasur duke kaluar vijën kufitare në mënyrë ilegale. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Stublinë, Gjilan / 12.09.2024 / I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë është hasur duke kaluar vijën kufitare në mënyrë ilegale . Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Stublinë, Gjilan / 12.09.2024 / Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë në të cilën kanë qenë një mashkull dhe një femër shtetas të Serbisë të cilët në mënyrë ilegale përmes rrugëve malore jashtë vendkalimeve kufitare nga Serbia kanë hyrë në Kosovë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.