Theret me thikë një i mitur në Prizren, vdes në spital – arrestohet i dyshuari

28.08.2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një i mitur dyshohet se ka therur me thikë një tjetër të mitur.

Theret me thikë një i mitur në Prizren, vdes në spital – arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 23:41.Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, por, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, po ashtu të mitur, ndërsa gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar thika që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More