Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj

03.03.2024

Një shofer është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj pasi ka tejkaluar shpejtësinë.

Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj Foto: Ilustrim

Ai ka qenë duke vozitur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në fshatin Gracë, me shpejtësi 132 km/h ku zona e kufizimit ka qenë 80 km/h.

“Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili  në zonën e kufizimit 80 km/h, po  zhvillonte   shpejtësi prej  132 km/h. Ndaj  kundërvajtësit  është shqiptuar gjobë prej  treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre  (3) muajve  në territorin e Republikës së Kosovës.”