Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

21.02.2025

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen Dardania, Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person Foto: Ilustrim

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.”

I plagosuri, një mashkull, është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ende nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo motivet që çuan në këtë ngjarje. Policia po punon për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar dinamikën e incidentit.

Hetimet vijojnë dhe priten më shumë detaje në orët në vijim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More