Sveçla e Krasniqi arrijnë në një aksion në Dragash: Mbyllëm katër komuna paralele!

26.01.2024

Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi vazhdojnë të jenë “motori” i Qeverisë Kurti. Dy ministrat kanë arritur sot në Dragash në një aksion për të dëshmuar sovranitetin dhe fuqinë e shtetit të Kosovës. “Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë […]

Sveçla e Krasniqi arrijnë në një aksion në Dragash: Mbyllëm katër komuna paralele! Foto: Ilustrim

Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi vazhdojnë të jenë “motori” i Qeverisë Kurti.

Dy ministrat kanë arritur sot në Dragash në një aksion për të dëshmuar sovranitetin dhe fuqinë e shtetit të Kosovës.

“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon.
Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues” thuhet në njoftimin e ministrit Krasniqi.