Sulmoi doktoreshën për një dokument mjekësor

10.02.2024

Policia ka theksuar se ndaj një personi në Janjevë është iniciuar rast sulmi ndaj personit zyrtar.

Sulmoi doktoreshën për një dokument mjekësor Foto: Ilustrim

Sipas policisë, i dyshuari ka sulmuar doktoreshën pasi nuk i ka lëshuar një dokument që nuk i lëshohet pacientit.

“I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.