1.
Suharekë, një personi i gjenden substanca narkotike, lirohet me procedurë të rregullt
20.10.2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën gjatë kontrollit tek një person i dyshuar ka gjetur substanca narkotike.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur në Rr. Brigada 123, në Suharekë, të shtunën rreth orës 10:50.
Raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar 7.81 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një pako me rizlla dhe një grinder.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.