Suharekë, arrestohet i dyshuari për posedim të substancave narkotike

06.04.2025

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë, pasi u kap në posedim të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, me inicialet M.K., u ndalua në një pikë kontrolli rreth orës 23:00. Gjatë ndalimit, ai tentoi të hidhte nga automjeti një qese me substancë të dyshuar, por veprimi i tij u vërejt nga policia.

Pas sekuestrimit dhe matjes së substancës, u konstatua se bëhej fjalë për 7.39 gramë marihuanë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.