Sindikata ndan nga 500 euro për policët që u plagosën në veri

10.03.2024

Sindikata e Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të ndajë nga 500 euro për policët e plagosur dhe lënduar në veri të vendit, dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda.

Sindikata ndan nga 500 euro për policët që u plagosën në veri Foto: Ilustrim

Siç njoftojnë nga Sindikata, paratë do të ndahen për të gjithë ata policë që janë anëtarë të sindikatës, ndërsa ata që nuk janë anëtar do të kontaktohen dhe do të u mundësohet pranimi i kësaj ndihme pasi të anëtarësohen në sindikatë.

“Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar listat e propozuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore dhe nga Shoqatat Sindikal për zyrtarët policorë, të cilët janë plagosur dhe lënduar në veri të Kosovës dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda”.

 Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues, me shumicë të votave, ka marr vendim që nga listat e përpiluara të ndahen për secilin nga pesëqind (500) euro, për të gjithë ata që janë anëtarë të sindikatës, kurse ata që nuk janë anëtarë të kontaktohen dhe t’ju mundësohet pranimi i kësaj ndihme në momentin që e bëjnë deklarimin e anëtarësimit në sindikatë”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë së Kosovës.