1.
Shtiu me armë, arrestohet i dyshuari në Suharekë
25.08.2025
Një person është arrestuar mbrëmë në Suharekë nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar dhe përdorim të armës.
Incidenti ndodhi rreth orës 20:16, ku pas një raportimi për të shtëna me armë zjarri, autoritetet policore u vunë menjëherë në veprim.
Si rezultat i hetimeve të para, është arrestuar një i dyshuar, një mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe katër gëzhoja, prova që konfirmojnë përdorimin e armës.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, por do të ndjekë procedurë të rregullt.