Shtatë të arrestuar për korrupsion, policia jep detaje për aksionin e mbrëmshëm në Prishtinë

19.12.2025

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka realizuar një operacion të gjerë policor që ka rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar për përfshirje në vepra të rënda penale që lidhen me korrupsionin.

Shtatë të arrestuar për korrupsion, policia jep detaje për aksionin e mbrëmshëm në Prishtinë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 17:40, njësitë policore kanë kapur në flagrancë tre nga të dyshuarit, teksa po shkëmbenin shumën prej 9,900 eurosh, e cila dyshohet se ishte pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e ryshfetit.

Në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale, policia ka zhvilluar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar para të gatshme, tri vetura, gjashtë telefona mobil, një laptop, si dhe dëshmi të tjera materiale që pritet të shërbejnë për zbardhjen e rastit. Po ashtu, në njërin nga lokacionet janë gjetur armë dhe municion.

Lidhur me këtë rast, janë arrestuar gjithsej shtatë persona, gjashtë meshkuj dhe një femër, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet janë duke vazhduar dhe rasti po trajtohet nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje dhe dhënie ryshfeti, ushtrim të ndikimit, deklarim të rremë dhe mashtrim. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera, varësisht nga rrjedha e hetimeve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More