Rritet numri i gjobave në trafik, raportohen 57 aksidente trafiku brenda 24 ore
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2.296 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave zyrtare, shkeljet më të shpeshta kanë qenë:
- Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar,
- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,
- Mosrespektimi i semaforëve,
- Mosvendosja e rripit të sigurisë.
Pavarësisht masave të vazhdueshme të policisë, numri i aksidenteve mbetet i lartë. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 57 aksidente trafiku, prej të cilave:
- 27 aksidente me persona të lënduar,
- 30 aksidente me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje edhe një herë që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugët e vendit.