Rrëmbehet një burrë në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuarit

20.01.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë rrëmbyer dje një burrë në Fushë Kosovë, të cilin e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të holla. Të dyshuarit për këtë rast, tashmë janë dërguar në mbajtje. “Rrëmbim – Fushe Kosovë 19.01.2024-19:30. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull […]

Rrëmbehet një burrë në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuarit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë rrëmbyer dje një burrë në Fushë Kosovë, të cilin e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të holla.

Të dyshuarit për këtë rast, tashmë janë dërguar në mbajtje.

“Rrëmbim – Fushe Kosovë 19.01.2024-19:30. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar e kanë kërcënuar dhe kërkuar të holla. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.