Rrahën babain e tyre, arrestohen vëllezërit nga Shtimja

13.04.2024

Dy persona janë arrestuar në Shtime, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.

Rrahën babain e tyre, arrestohen vëllezërit nga Shtimja Foto: Grief

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së premtes, teksa policia bën me dije se ngjarja është duke u hetuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë  fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të  dyshuari janë  dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.