Raporti 24-orësh i Policisë: Mbi 1900 gjoba trafiku dhe 40 persona të arrestuar

18.08.2025

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1942 gjoba trafiku.

Në njoftim thuhet se janë evidentuar edhe disa aksidente në rrugët e vendit. Prej tyre, 48 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 45 të tjera vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se brenda ditës së fundit janë arrestuar 40 persona, ku 28 prej tyre janë dërguar në mbajtje.