LVV
PDK
LDK
AAK

Qeni sulmon nxënësit në shkollën e Shirokës, një vajzë me lëndime më të rënda

para 21 dite

Një incident i pazakontë dhe shqetësues ka ndodhur sot në shkollën fillore “17 Shkurti” në Shirokë, ku një qen ka hyrë në ambientet e shkollës dhe ka sulmuar disa nxënës.

Qeni sulmon nxënësit në shkollën e Shirokës, një vajzë me lëndime më të rënda

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në korridorin e shkollës, ku kafsha ka sulmuar katër fëmijë. Një vajzë ka pësuar lëndime më të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia është njoftuar menjëherë për këtë incident dhe ka ndërhyrë për të neutralizuar qenin.

Momentalisht, autoritetet po hetojnë rrethanat e këtij ngjarjeje për të zbuluar se si ka arritur qeni të hyjë në shkollë dhe kush është përgjegjës për këtë incident.

Etiketat

Ofertat e fundit